• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Instant Articles, Lajme

‘Samsung’ kalon çdo pritshmëri, zbuloni surprizën e madhe për të gjithë ju

Gjigandi i teknologjisë ‘Samsung’ i është përshtatur gjithmonë nevojave moderne të njerëzve dhe në çdo kohë ka hedhur në treg produktet më inovative. Përveç cilësisë dhe garancisë, ‘Samsung’ ka ofruar përherë promocione me vlerë për të kënaqur klientët besnikë dhe jo vetëm. Këtë herë ‘Samsung’ ka vendosur t’i surprizojë të gjithë me një ofertë të parezistueshme, që bën bashkë dy nga produktet më të fundit. Me anë të promocionit, i cili është i vlefshëm deri në 31 mars, të gjithë do të kenë mundësinë që me blerjen e një televizori ‘Samsung QLED’ ( nga seria 7 e sipër) të përfitojnë si dhuratë një orë ‘smart’ ‘Samsung Gear S3 Frontier’.

‘Samsung QLED’ është fjala e fundit e teknologjisë për sa i përket televizorëve. Falë ekranit të tij të madh dhe ngjyrave reale, e gjithë eksperienca juaj e të parit televizor do të ndryshojë totalisht. Një gamë e gjerë ngjyrash të sakta dhe të pastra do të bëjnë që çdo emision apo serial televiziv t’ju duket real dhe i gjallë. Falë aftësisë së tyre për të prodhuar volum ngjyrash 100%, televizorët QLED kanë marrë verifikimin nga shoqata gjermane e klasit botëror për testim dhe certifikim, ‘Verband Deutscher Elektrotechniker’ (VDE). Me një televizor ‘Samsung QLED’, që është i pajisur me cilësinë më të mirë të kontrastit, ‘Q Contrast’ do të keni mundësinë të shihni çdo detaj edhe në skenat më të errëta. Televizorët ‘QLED’ janë shumë rezistentë, sepse ekrani i tyre nuk do të digjet me kalimin e kohës dhe ngjyrat do të qëndrojnë njësoj si ditën e parë të blerjes. Përdorimi i televizorit do të jetë më i lehtë se asnjëherë tjetër, sepse ‘Samsung QLED’ ka një telekomandë të vetme, e cila do të kontrollojë me lehtësi të gjitha pajisjet e lidhura. Gjithashtu do të keni mundësinë që me asistentin zanor të ndryshoni kanalin apo të hapni një aplikacion vetëm me një fjalë. Televizorët ‘QLED’ kanë një dizajn shumë të veçantë, modern dhe elegant, që gërshetohet mjaft mirë me dekorin e brendshëm të shtëpisë suaj.

Me blerjen e një televizori të tillë do të keni mundësinë të përfitoni falas një orë ‘Gear S3 Frontier’, e cila nuk është aspak e zakonshme. Me këtë orë do të hiqni dorë nga telefoni juaj, sepse përmes saj do të keni mundësinë të kryeni një sërë punësh. Ora ‘Samsung Gear S3 Frontier’ ju ofron mundësinë për të marrë mesazhe, e-mail dhe njoftime pa pasur nevojë për telefonin apo kompjuterin tuaj. Gjithashtu me këtë orë inteligjente mund të bëni pagesa faturash dhe falë opsionit të ‘GPS’ me ‘Samsung Gear S3 Frontier’ do të lëvizni me lehtësi në çdo vend të panjohur. Bateria e orës zgjat për disa ditë dhe mund të rikarikohet me një ‘wireless charger’.

‘Samsung’ gjithmonë na ka surprizuar dhe ky promocion vjen si një surprizë e vërtetë për të gjithë adhuruesit e teknologjisë së fundit. Nuk duhet të mendoheni dy herë për të përfituar nga kjo ofertë, sepse vetëm me një blerje do të merrni 2 produkte shumë cilësore me çmimin e njërit. Ne ju garantojmë se ‘Samsung QLED’ dhe ‘Gear S3 Frontier’ do ju lehtësojnë jetën, prandaj ja vlen që t’i bëni tuajt. Këto produkte mund t’i gjeni në çdo pikë shitje të dyqaneve ‘Globe’, i cili është lider në tregun e elektroshtëpiakeve dhe elektronikës. /revistawho.com