Pritej me dëshirë shumë të madhe koncerti i 10 -vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku do të ishte e pranishme edhe Rita Ora. Për shumë ditë lajmi i ardhjes së këngëtares me famë botërore, madje pa kërkuar asnjë qindarkë për koncertin, u bë kryefjala e portaleve. Por duket se çdo gjë ka marrë fund tashmë. Sipas gazetës ‘Blitz’ institucionet e Kosovës nuk munden ta përballojnë ardhjen e grupit të Rita Orës. Shpenzimet për akomodimin e saj dhe të ekipit që e ndihmon arrijnë deri në 300.000 euro.
Tashmë Rita Ora është duke pushuar për disa ditë dhe duket se rikthimi i saj do jetë i fuqishëm. Por jo në Kosovë…/revistawho.com