• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Rezarta Shkurta ndan me të gjithë ‘gabimin e madh’ që ka bërë dhe shumë do e kuptojnë

Rezarta Shkurta ka publikuar së fundmi një foto të realizuar me ‘filter të Snapchat’ në ‘Instagram’, por me një shënim dedikuar nënës së saj që padyshim i ka bërë të gjithë ta rilexojnë.

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon ‘Instagram-in’. Qetësohu nuk kam shpuar vërtetë hundën”, shkruan bukuroshja e ekranit, duke lënë të kuptohet se e ëma nuk është pro vendimit për të realizuar një ‘piercing’. Pas këtij postimi erdhi edhe reagimi i nënës së saj, e cila me një fjali i ka thënë të gjitha. “Nuk të ka lënë mendja besoj”, i ka shkruar ajo vajzës.

Pas kësaj bisede që me siguri i ka bërë ndjekësit të qeshin shumë, Rezarta ka rrëfyer se faktin që i ka hapur nënës së saj një profil në ‘Instagram’ e konsideron si ‘gabimin më të madh në jetë’. Ndërsa në fund ‘paralajmëron’ të gjithë ata që ende nuk e kanë ndërmarrë si hap që të mos e bëjnë. Shumë nga ju me siguri e kanë kuptuar dhe kanë qeshur me këtë situatë të krijuar, pasi kur vjen puna tek nënat tradicionale dhe përshtatjen e tyre me zhvillimet teknologjike ka gjithmonë diçka për të qeshur. /revistawho.com