• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Instant Articles, Kuzhinë, Lajme, Receta e Shefit

Recetat e shefit/ Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.

Mish qengji me perime

800 g mish qengji

Gjysme gotë vere e kuqe

50 g djathë i bardhë

1 kungull jeshil

1 karotë

1 patate

1 qepë

1 domate

1 spec jeshil

1 patëllxhan

1 qepë e njomë

5 thelpinj hudhre

1 kërcell rozmarinë

2 gjethe dafine

1 lugë rigon

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Presim mishin në kube të mëdha. E skuqim mirë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kube, derisa të zbuten. I shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë erëzat dhe 1 litër ujë. E lëmë të ziejë 1 orë e 30 minuta. Pasi ta kemi hequr nga zjarri vendosim edhe djathin e bardhë të grirë.

Gjuhëz e pjekur me letër furre

4 gjuhëza

2 domate

2 limonë

1 gotë verë të bardhë

1 tufë trumzë

1 tufë majdanoz

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Presim limonin dhe domaten në feta, ndërsa majdanozin e grijmë hollë. I përziejmë bashkë me erëzat dhe i shtrojmë në qendrën e një letre furre, duke shtruar sipër tyre peshkun, i spërkasim me verë dhe vaj ulliri.

I mbështjellim si karamele, i vëmë në një tavë dhe e fusim në furrë në temperaturë 200 gradë për 20 minuta.

Për më shumë receta klikoni renatomekolli.com/revistawho.com