Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.
Salcë me fileto viçi
100g fileto viçi
200g domate-qershi
50g djathë pekorino
2 thelpinj hudhër
Gjysmë qepe e vogël
50 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Presim në kube mishin, domatet dhe grijmë hollë qepën dhe hudhrat. Vendosim në një tenxhere qepën dhe hudhrat dhe vajin e ullirit. I skuqim pa marrë ngjyrë dhe shtojmë mishin e prerë në kube. Vazhdojmë skuqjen dhe më pas shtojmë domatet, kripën, piperin, borzilokun e prerë hollë (nëse dëshironi). E ziejmë salcën derisa të trashet dhe të marrë shijen që duam, afërsisht për 6 minuta. Në fund shtojmë edhe djathin pekorino të grirë.
Supë kungulli jeshil
Lëng pule
300 g kungull i njomë
50 g gjalpë
2 limonë
1 qepë e thatë
2 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
1 tufë borzilok
Pak mendërz e freskët
Arrë moskat
100 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Pastrojmë perimet dhe i presim: kungullin në feta, qepën i grijmë në kube, ndërsa erëzat e njoma i grijmë hollë. Në një tenxhere vendosim qepët, hudhrat dhe kungullin të skuqen në vajin e ullirit dhe gjalpin, derisa të zbuten. Pas disa minutash shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë për 40 minuta në zjarr të ngadaltë. Në fund e kriposim dhe aromatizojmë supën me borzilokun, arrën e moskatit të kaluar në rende hollë, limonin dhe piperin. E lëmë supën të ziejë për 10 minuta të tjera dhe më pas e kalojmë në multi./revistawho.com