• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Pranë oxhakut dhe plot dashuri, Ramush Haradinaj surprizon bashkëshorten

14 shkurti ka shkuar pak më herët në shtëpinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Me një atmosferë shumë të ngrohtë dhe romantike, kreu i shtetit ka surprizuar bashkëshorten e tij, Anita, dy orë para se të hynte zyrtarisht Shën Valentini.

Ai ka zgjedhur një buqetë të madhe me trëndafila për t’ja zbukuruar mbrëmjen nënës së fëmijëve të tij. Fotot e veçanta i ka ndarë me të gjithë vetë Anita Muçaj, e cila krahas tyre ka shkruar: “E mbushur me buzëqeshje dhe të qeshura”.

Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij kanë 15 vite së bashku dhe janë prindër të tre fëmijëve./revistawho.com