• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Plane për sot? Mos harroni çadrën, e diela ‘pushtohet’ nga shiu

Pas një të shtune me temperatura me temperatura të larta, dita e sotme parashikon mot me vranësira mesatare dhe reshje shiu të pasuara me rrebeshe. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës në zonën perëndimore priten stuhi shiu. Sipas “Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit”, era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet, ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.5–2.0 metër në det të hapur. Temperaturat minimale do të arrijnë 10°C në zonat malore dhe temperaturat maksimale do të arrijnë 23°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Në qoftë se kishit plane për këtë ditë të dielë, do t’ju sugjeronim të presnit deri fundjavën e ardhshme./revistawho.com