• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Pink, nënë me kohë të plotë edhe në tapetin e kuq

Pink është shfaqur së fundmi në eventin e ndarjes së çmimeve “Grammy”, ku ndryshe nga herët e tjera këngëtarja ka shkuar familjarisht në ceremoni. Në fotot që ajo ka publikuar në “Instagram” duket se ka preferuar të shoqërohet nga bashkëshorti, nëna dhe dy fëmijët e saj.

Tashmë nënë e dy fëmijëve, Pink e ka të pashmangshme të qenurit nënë me kohë të plotë edhe në një event të këtyre përmasave siç është “Grammy”.

Nga fotot e publikuara djali i saj i vogël nuk duket aspak i kënaqur nga ambienti ku ndodhet, pasi është gjithë kohës duke qarë.

 Ndërkohë Pink ka publikuar klipin e këngës së saj më të fundit “Wild hearts can’t be broken”./revistawho.com

CLOSE
CLOSE