• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Pas debateve me fansat për thonjtë e gjatë, Khloe tregon si t’i mbroni nga thyerja

Së fundmi, Khloe Kardashian ka pasur një debat të ashpër me fansat të cilët e kritikuan për thonjtë e gjatë. Sipas tyre një nënë nuk duhet t’i ketë në atë gjatësi, pasi vështirëson kujdesin ndaj fëmijës. Khloe nuk u step përballë kritikave, por kundërshtoi duke thënë se ja del në mënyrë perfekte.

Pas gjithë kësaj zhurme, ylli i ‘Keeping Up With Karadashians’, ka ndarë me të gjithë një metodë që e ndihmon të ndalojë thyerjen e thonjve. Sendi që ajo përdor ka ngjyrë rozë dhe paparacët e kanë fotografuar teksa Khloe e mbante në dorë në një nga daljet e saj publike.

Sipas përshkrimit që i bëhet këtij produkti në ‘Amazon’, ai shërben për të shmangur thyerjen e thonjve pasi ndihmon në kryerjen e disa veprimeve me karrocat e fëmijëve apo gjëra të ngjashme që mund të shkaktojnë probleme.

Nëse edhe ju jeni në të njëjtën situatë si Khloe mbase e gjetët zgjidhjen. /revistawho.com