• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Moti

Parashikimi i motit, zbuloni si do të jetë e diela e Pashkëve

Pas një të shtune me reshje shiu dhe temperatura që u ulën me gati 10 gradë, dita e sotme në vendin tonë parashikohet të jetë pa shi dhe me temperatura që pritet të arrijnë deri në 22 gradë celsius në vendet e ulëta. Sipas MeteoAlb, paraditja do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme paraqiten në ekstremin verior të territorit. Ndërkohë vranësirat zhvendosen përgjatë kufirit lindor, por pa rrezikuar shira. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./revistawho.com