• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Muaji dhjetor ka ardhur me ndryshim të ndjeshëm të temperaturave dhe kjo vihet re sidomos në orët e para të mëngjesit ose në darkë. Temperaturat kanë zbritur në minus dhe në majat e maleve ka patur reshje të pakta dëbore. Përgjatë javës së dytë, moti ishte i paqëndrueshëm dhe në ditët e fundit i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut dhe kështu do të vazhdojë të jetë edhe fundjava. Sipas “Meteoalb”, dita e shtunë do të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat do të vazhdojnë deri të dielën në mesditë. Mbasditen e së dielës kushtet atmosferike do të ndryshojnë dhe do të vihet re një rritje e lehtë e temperaturave. Ato do të luhaten nga 12-17 gradë celsius.