• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Këshilla, Këshilla Make Up, Lajme

Nuk e preferoni grimin? Ja si të veproni në raste të veçanta

Nëse rutina juaj e bukurisë përfshin vetëm larjen e fytyrës dhe përdorimin e një kremi, e dimë se sa e vështirë është për ju të përdorni ‘make up’. Në evente të rëndësishme është e pamundur shmangia e grimit dhe për këtë arsye duhet të mësoheni edhe me të. Nëse nuk dëshironi të shkoni në një artiste ‘make up-i’ mund të përdorni disa truke të vogla për t’u dukur bukur dhe për të lehtësuar punën e vetes.

Së pari, duhet të pastroni fytyrën me shpëlarësin tuaj të zakonshëm. Kur fytyra juaj të jetë pastruar mund të përdorni një tonifikues ose aplikoni direkt hidratuesin.

Së dyti, duhet të hidhni pak fondatinë në një sfungjer dhe ta përhapni në fytyrë, ose mund të përdorni vetëm gishtat tuaj. Për të mbuluar rrathët e zinj poshtë syve mund të përdorni një korrektor.

Së treti, duhet të vendosni rimel në pjesën e qerpikëve duke e aplikuar nga rrënjët në pjesën e sipërme duke hapur shumë syrin.

Së katërti, aplikoni pak lip buzësh ose buzëkuq me ngjyrën që u shkon më shumë /revistawho.com