• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Njihuni me origjinën dhe domethënien e “Ditës se Verës” për shqiptarët

Shqiptarët po kremtojnë sot 14 marsin, “Ditën e Verës”. Ajo është ndoshta festa me e lashtë në trojet shqiptare që nga koha e paganizmit, shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Festimet synojnë të nderojnë natyrën e bukur shqiptare dhe bimësinë që nis e merr jetë në këtë datë pas dimrit. Më parë, në disa zona ndizeshin zjarre të mëdhenj për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Ndërsa nga gratë shqiptare bëheshin rite magjike kundër kafshëve dëmtuese dhe grabitëse. Ndonëse shqiptarët u përkasin besimeve të ndryshme fetare, që jetojnë prej vitesh në harmoni, “Dita e Verës” festohet nga të gjithë. Kryeqendra e festimeve është Elbasani, me ballokumen e tij të famshme, një ëmbëlsirë karakteristike e zonës. /revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE