• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Një nismë ‘e bardhë’ që mori jetë nga pasioni për modën, gjithçka duhet të dini për sfilatën e fundit të brandit ‘Tier’

Pak ditë më parë u finalizua një nismë speciale e paralajmëruar më herët nga brandi ‘Tier’. Në atelien e mbushur me vajza plot ëndrra, ku vazhdimisht hidhen ide dhe marrin jetë dëshirat e të rejave me pasion modën u vendos të bëhej diçka ndryshe. Inspirimi nisi nga e bardha, e njohur gjerësisht si simbol i pastërtisë, së bukurës, pozitivitetit.

Vajzat që janë pjesë e klasës së ‘Tier’ u vunë para një kushti për të realizuar një veshje ‘class’, të bukur dhe të veçantë që në thelb do të kishte bardhësinë. Pas një pune të gjatë, gjithçka u finalizua me sfilatën e 31 marsit.

 

Ky event nuk ishte i zakontë pasi mori jetë nga një motiv: “Të japim shpresë, të krijojmë një mundësi”. Vajzat i dhanë shpresë jetës së disa të rinjve. Të gjitha veshjet e realizuara nga të rejat që aspirojnë të prekin majat e modës dolën në shitje dhe kontributi përfundimtar siguroi 4 bursa studimi për të rinjtë e fshatit ‘SOS’.

 

Të përzgjedhurit do të kenë mundësi të jenë pjesë e ‘Tier Classes’ për të realizuar ëndrrën e tyre. Mbështetja nuk mungoi nga të pranishmit që duartrokitën për punën e mrekullueshme dhe kontibuan për t’i dhënë një mundësi atyre që kanë nevojë më shumë se të gjithë ne.

‘Tier’ po kthehet në lider në fushën e modës në vendin tonë. Megjithëse Shqipëria është e vogël, nuk mungojnë njerëzit që punojnë me pasion. E duket se aty ku ka pasion dhe dashuri për punën gjërat gjithmonë marrin drejtim, por kur në mes hyn edhe humanizmi, suksesi është i sigurt. Pasioni për modën ja doli të sjellë ndryshim, të rejat ja dolën dhe ky është vetëm hapi i parë i ‘Tier’. /revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE