Me ardhjen e shtatorit kanë nisur shumica e programeve televizive, por për Sokol Ballën pushimet vazhdojnë. Prej disa ditësh ai ka zbuluar se ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku ka ndarë edhe foto me ndjekësit në ‘Instagram’. Me mjekër të gjatë, shumë larg imazhit serioz që shfaq gjithmonë në programet që drejton, Sokol Balla mezi njihet në këto foto.
Këto pushime për moderatorin e njohur kanë pasur qëllim vizitat në disa qytete të Europës dhe përtej oqeanit, në Amerikë.
Kujtojmë se prej një sezoni, Sokoli është pjesë e ‘Vizion Plus’, pas largimit të bujshëm nga ‘Top Channel’./revistawho.com