• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Nëse mendoni se jeni të lidhur me personin e gabuar, ja çfarë duhet të bëni

Lidhjet e dashurisë shpesh mund të jenë të komplikuara, për shkak të dyshimeve të vazhdueshme nëse keni përkrah personin e duhur. Nëse mendoni se jeni të lidhur me njeriun e gabuar atëherë duhet të keni parasysh disa gjëra.
Si fillim duhet të mendoni për aspekte të ndryshme të lidhjes si komunikimi, financat dhe intimiteti emocional e fizik. Nëse ju nuk ndjeheni të kënaqur për disa prej këtyre elementëve do të thotë se nuk keni gjetur njeriun e duhur. Ndonjëherë faji nuk qëndron tek lidhja, por tek pritshmëritë tona joreale. Duhet të mendoni se çfarë doni ju nga partneri, a e pranoni me çdo të mirë dhe të keqe, apo prisni që ai të jetë njësoj si aktorët në filmat romantikë. Më pas duhet të mendoni për gjithë karakteristat që ju shtynë të bini një dashuri me një person. Nëse dikush ndryshon nga momenti i parë i lidhjes, atëherë do të thotë se marrëdhënia mes jush nuk po shkon siç duhet. Përpara se të mendoni t’i jepni fund historisë suaj të dashurisë duhet të përpiqeni të zgjidhni problemet dhe të jepni maksimumin nga ana juaj për t’i bërë gjërat të funksionojnë. Megjithatë para se të vendosni duhet të merrni gjithë kohën e duhur për t’u menduar dhe për të kuptuar nëse ja vlen të vazhdoni më tej lidhjen tuaj. /revistawho.com