• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Moti

Nëse keni plane për fundjavën, ky është parashikimi i motit për 2 ditët në vijim

Fundjava është e shumëpritur nga të gjithë për ato pak ditë pushimi që na ofrohen, por moti në vendin tonë nuk do ju lejojë t’i shijoni siç duhet dy ditët në vazhdim sipas ‘Meteo.al’.

Sipas sinoptikanëve mësohet se paraditja e ditës së shtunë do të mbetet me kthjellime, ndërsa dita e dielë do të ketë kthjellime dhe vranësira.

Dita e shtunë do të sjelli një ulje të konsiderueshme të temperaturave. Ato do të variojnë nga 2-6 gradë, ndërsa të dielën ato do rriten pak, duke shkuar 8-11 gradë.

Ndonëse nuk pritet që temperaturat të jenë të larta, të gjithë mund ta shijojnë fundjavën e 22 shkurtit në një mot të qëndrueshëm, por jo shumë të ngrohtë./revistawho.com