• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Nëse doni të shkëlqeni këtë verë, Afërdita Dreshaj ju tregon çfarë duhet të vishni

Këngëtarja Afërdita Dreshaj njihet si një nga vajzat më simpatike shqiptare. Ajo vishet bukur, ka stil dhe është mjaft elegante, rezultat ky i stërvitjes së vazhdueshme, por edhe gjenetikës së mirë. Modelja e njohur është parë shpesh si shembull sidomos nga fanset e saj që mundohen të marrin më të mirat nga stili i bukuroshes.

Afërdita promovon shpesh një stil të thjeshtë dhe të bukur në ‘Instagram-in’ e saj, ku nuk mungojnë fotot provokuese. Së fundmi, me afrimin e ditëve të nxehta, bukuroshja i është bashkuar trendit të ‘crop top’ ose bluzave të shkutra të cilat vijnë deri në gjatësinë sipër kërthizës. Afërdita na ka treguar disa mënyra kombinimi që ajo vetë ka përdorur, ku përfshihen xhinset, pantallonat e bardha, tutat ose fundi i shkurtër.

Në të gjitha rastet zgjedhja e një bluzeje të tillë ka qenë e duhura. Këtë verë do të shkëlqeni nëse ndiqni sugjerimin e Afëridtës, pasi një bluzë e tillë nuk duhet të mungojë në dollapin tuaj. / revistawho.com