Kanita është këngëtarja 17-vjeçare që u bë e njohur nga ‘X Factor’. Pas atij spektakli jeta e saj mori tjetër drejtim dhe pasioni për muzikën, gjithmonë në rritje e ndihmoi të ecë përpara. Së fundmi Kanita është kthyer në skenën e madhe me pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjike’. Por përveç këngës duket se këngëtarja e njohur ka pasion të madh edhe të veshurin bukur.
Ajo ka përgjithësisht një stil të thjeshtë, vendos pak grim dhe kombinimet i zgjedh me kujdes. Mjafton të hedhësh një sy në profilin e saj personal në ‘Instagram’ për të marrë disa sugjerime për t’u kombinuar gjatë dimrit.
Funde, xhinse, xhup, pulovra, gjithçka që dashurojmë nga kjo stinë mund ta vishni në shumë mënyra. Kombinimet si të Kanitës do t’iu bëjnë të dukeni stil, por gjithashtu do t’iu ruajnë nga temperaturat e ulta./revistawho.com