• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Në urimin e Pavarësisë, Dua Lipa jep lajmin e mirë

Vetëm pak minuta nga hyrja e 17 shkurtit, këngëtarja Dua Lipa ka bërë një urim special me rastin e Pavarësisë së Kosovës, të gjithin në gjuhën shqipe. Këngëtarja ka zgjedhur një foto nga klipi i saj i fundit “IDGF” ku Dua ka veshur xhaketë të kuqe dhe vajza tjetër xhaketë blu, përkatësisht personifikojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetorë së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit,”- ka shkruar këngëtarja.

Edhe pse Dua nuk mundi të jetë pjesë e koncertit në 17 shkurt, nëpërmjet këtij postimi ajo na konfirmon se do të vijë shumë shpejt për të performuar hitet e saj në Prishtinë. /revistawho.com