• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Moti rezervon surpriza edhe për “Ditën e Verës”

Prej tre ditësh vendi ynë, pas shumë ditëve me shi, u përfshi nga një mot i ngrohtë dhe me diell. Për shumë prej nesh ky ishte një lajm i cili na entuziazmoi dhe na bëri të thurim plane për ditët në vazhdim. Por duket se ky entuziazëm nuk do të zgjasë shumë pasi duke filluar nga dita e nesërme moti do të përkeqësohet duke risjellë reshjet e shiut.

Pranvera do ende pak kohë që të vijë pasi në ‘Ditën e Verës’ moti do të jetë i vranët.

14 mars:

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në veri dhe në pjesën bregdetare.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore 1/10

Vendet e ulëta 2/15

Vendet bregdetare 6/13 /revistawho.com