• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Moti

Moti do ju surprizojë sërish, ditët në vazhdim sjellin ndryshime

Megjithëse pranvera ka ardhur zyrtarisht, marsi ka qenë disi i paqendrueshëm me motin. Pak ditë më parë u duk sikur u rikthyem në dimër, ndërsa dy ditët e fundit temperaturat janë rritur ndjeshëm. Në vijim, sipas ‘Top Channel’ pritet që të ketë sërish ndryshime.

Kështu, gjatë të martës do të kemi qëndrueshmëri me temperatura që arrijnë deri në 23 gradë në vlerat maksimale dhe në 10 gradë në ato minimale, gjatë mbrëmjes. Të mërkurën dhe të enjten pritet që të shtohen vranësirat dhe ka shanse të mëdha që të bjerë shi. Gjithashtu temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë. Nëse keni menduar të visheni hollë, duhet të prisni edhe pak, kështu që mos e ndërroni ende garderobën. /revistawho.com