• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Moti

Mos harroni çadrën! Gjysma e majit me shi, ja kur do të vijnë ditët e ngrohta me diell

Surprizat e motit mesa duket nuk kanë për të përfunduar. Sipas parashikimit meteorologjik, muaji maj është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë e freskët dhe me reshje. ‘Nga sot deri në orët e para të së dielës do kemi reshje kryesisht në veri dhe vend-perëndim që do të arrijnë deri ne 40 milimetër’, u shpreh meterologia e Meteoalb për ‘Top Channel’.

Ndërkohë java që vjen do të jetë e freskët. Nga e marta në të enjte do të ketë një pauzë të reshjeve. Temperaturat e larta do të vijnë vetëm pas datës 15.

‘E hënë, e martë, e mërkurë, do të ketë rënie të temperaturave deri në 21 gradë. Gjatë 15 ditëshit të dytë do të kemi ditë me diell e temperatura që do të ngjiten deri në 30 gradë’, shtoi më tej Adiola Bani./revistawho.com

 

 

CLOSE
CLOSE