• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Miqtë zbulojnë arsyen pse Selena Gomez është shtruar në psikiatri

Ditën e djeshme u raportua se Selena Gomez është shtruar në psikiatri dhe po merr mjekimet e nevojshme pas një krize emocionale që ka pësuar së fundmi. TMZ raportoi se arsyeja kryesore për gjendjen e saj ishte lajmi për numrin e ulët të qelizave të bardha pas transplantit që bëri. Por burime pranë Selenës për ‘Daily Mail’, kanë zbuluar se nuk është kjo arsyeja e vërtetë. “Ajo është vërtet e bukur, e zhytur në mendime dhe e ëmbël, por ajo ndihet përgjegjëse për shumë njerëz të tjerë dhe që në moshë të re është e mbytur nga shumë presion”,-rrëfejnë miqtë e saj. Kujtojmë se këngëtarja ka kaluar edhe më herët faza depresive për të cilat ka folur, por këtë herë gjërat duket se janë serioze./revistawho.com