• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Mila Kuins dhe Ashton Kutcher shfaqen së bashku më në formë se kurrë

Mila Kuins dhe Ashton Kutcher janë shfaqur si rrallëherë në Los Angeles më në formë se kurrë. Ata janë një nga çiftet më diskret të showbiz-it botëror dhe familjen apo marrëdhënien e tyre e mbajnë larg vëmendjes mediatike. Së fundmi dy të dashuruarit janë fotografuar teksa qëndrojnë së bashku të veshur thjeshtë në LA. Të kapur përdore teksa ecnin në rrugë Mila dhe Ashton i kanë bërë të gjithë të kthejnë kokën drejt tyre.

Së fundmi daljet e tyre së bashku kanë qenë të rralla pasi dy aktorët po merren me projekte kinematografike të ndryshme dhe koha familjare ka qenë e paktë. Çdo foto e Mila dhe Ashton shihet me kuriozitet nga publiku pasi të dy të rinjtë janë figura pozitive. / revistawho.com