• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Melisa i shpëton jetën Xhenetit dhe i kërkon falje për gjithçka, ja ç’do ndodhë të hënën

Xhihan i dërgon Xhenetin dhe Melisën në një shtëpi në pyll. Ai e hedh celulrin. Xhenet lëndon këmbën rrugës. Vajzat gjejnë rast për t’ja mbathur nga Xhihani. Arzu dhe Selimi me policinë mbërrijnë në pyll. Policia njofton Arzun se i kanë humbur gjurmët. Xhenet nuk vrapon dot prej këmbës së lënduar dhe i lutet Melisës të shkojë. Melisa fshihet ndërsa Xhihan gjen Xhenetin dhe i vendos armën në kokë. Xhihan kërcënon Melisën se do e vrasë Xhenetin. Melisa e frikësuar del nga vendi ku është fshehur dhe shpëton Xhenetin. Ata kthehen në shtëpinë në pyll. Arzu i tregon Mukadezit çfarë ka ndodhur. Mahir e mëson gjithashtu dhe i kërkon llogari Arzus. Sema i tregon Mahirit se Arzu për të shpëtuar Melisën pranoi të martohej me Xhihanin. Xhihan i dërgon Xhenetin dhe Melisën në bregdet dhe i lidh. Xhihan telefonon Arzun nga një kabinë telefonike dhe i thotë të bëjë siç thotë ai. Arzu niset për atje dhe merr edhe Kajan. Melisa i thotë Xhenetit se kur e mësoi se janë motra nuk i pëlqeu ajo ndjenjë. Xhenet i thotë të mos vazhdojë pasi kjo nuk do të jetë biseda e tyre e fundit. Melisa i thotë se nuk e shihte dot si motër dhe përbrenda vuante. Ajo thotë se tani e kupton arsyen dhe se është shumë e çmuar për të. Xhenet i thotë se nuk do vdesin. Melisa i kërkon falje Xhenetit për gjithçka që i ka bërë. Selim dhe Mahir kërkojnë në pyll së bashku me policinë. Arzu i tregon Kajas se Xhihan i kërkoi të zgjidhte mes tij dhe vajzave./revistawho.com

CLOSE
CLOSE