• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Vir rrëmben Anikën i maskuar si klloun, ja ç’do ndodhë nesër

Om djeg dorën gjatë festës. Monali i ofron ndihmë. Vir maskohet si klloun dhe i jep Anikës një dhuratë. Ajo tronditet kur sheh zilen. Vir rrëmben Anikën dhe thotë se ajo do bëhet e tij. Anika thërret Shivain. Ai i gjëmon. Vir e lë Anikën të lirë dhe ja mbath. Shivai lë Anikën të sigurt me Rudrën dhe shkon të gjejë kllounin. Rudra largohet pasi merr një mesazh për ndihmë nga Shivai. Vir përfiton nga situata dhe rrëmben Anikën. Vir i tregon Anikës se është vëllai i Zvetlanës. Zvetlana i ka kërkuar Virit ta ndihmojë për të marrë hak ndaj Shivait. Vajzat e bukura janë pika e dobët e Virit dhe kur pa Anikën ai vendosi ta bëjë për vete. Gruaja misterioze ishte plani i Virit për të frikësuar Anikën. Shivai dhe Rudra kthehen në shtëpi ndërsa Vir shtiret sikur po kujdeset për Anikën. Anika i kërkon Shivait ta besojë se gruaja misterioze është rikthyer. Shivai kontrollon kamerat por në pamje shfaqet vetëm Anika. Ata vendosin të harrojnë ngjarjen dhe të festojnë. Vir paguan Monalin që të shtiret si bashkëshortja e tij. Anika dhe Shivai kalojnë momente romantike./revistawho.com