• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Tanja ndahet nga Abaj, Gori gjen një letër nga Omi, ja ç’do ndodhë nesër

Anika dhe Shivai kthehen në shtëpi ndërsa Rudra dhe Bavja shpëtojnë falë oficerëve të pyllit. Shivai mbledh familjen dhe i pyet nëse kanë qenë të përfshirë në incidentin e fabrikës Kalijani. Texh dhe Shakti nuk e pranojnë dhe i kërkojnë Shivait të mos kërkojë më shumë për këtë çështje. Anika beson se Oberoit po thonë të vërtetën. Texh vendos t’i thotë gjithçka Shivait por jo sekretin që ka të bëjë me zjarrin. Shukla telefonon Shivain dhe i kërkon të takohen. Shivai takohet me Shuklën. Ai i tregon Shivait që familja e tij nuk ishte e përfshirë në incident dhe dikush ka vjedhur provën që e vërteton këtë. Abaj e çon kasetën për ta rregulluar por kaseta përfundon në shtëpinë Oberoi. Abaj arrin ta marrë kasetën në bashkëpunim me Tanjan. Shivai i kërkon falje familjes që dyshoi tek ta. Ai dhe Rudra telefonojnë Omin dhe i kërkojnë të kthehet në shtëpi për Divalin. Anika preket dhe Shivai e pyet çfarë ndodhi. Anika nuk do ta mërzisë Shivain dhe nuk i tregon. Gori vendos të flasë me Omin për herë të fundit. Om vendos të largohet dhe mendon se Gori do gjejë lumturinë me Axhejin. Abaj nxehet me Tanjan dhe ajo kupton se ai nuk e dashuron. Tanja vendos të largohet nga jeta e Abajit. Gori shkon në shtëpinë Oberoi e maskuar. Abaj i tregon Gorit se Om i ka lënë një letër. Gori mërzitet kur lexon letrën e Omit i cili e ofendon dhe i thotë se nuk ka vend për të në jetën e tij. Abaj betohet se do ja shkatërrojë jetën familjes Oberoi./revistawho.com