• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai refuzon të bëhet testi ADN, ja ç’do ndodhë nesër

Ragni tenton të vetëvritet për të tërhequr vëmendjen e Samarit. Ai detyrohet të bëjë çfarë i thotë Ragni. Gjyshja u bërtet djemve që e kanë fshehur beben. Pinki mbron Shivain dhe ja lë fajin Omit dhe Rudrës pasi ai bredh shumë me femra. Xhanvi i kujton Pinkit që edhe Shivai ka pasur Tian. Ato zihen. Shivai i thotë se do e zgjidhin këtë problem së bashku. Doktori vjen për të bërë testin e ADN. Djemtë Oberoi shqetësohen kur shohin që doktori do i bëjë bebes gjilpërën. Shivai ndalon doktorin dhe thotë se nuk do e bëjnë testin e ADN. Ai deklaron se bebja është i të treve. Xhanvi rrëzohet nga shkallët. Ajo i thotë Texhit se dikush po mundohet ta vrasë. Pinki i thotë Gorit se edhe ajo do përfundojë si Anika sepse Om do e përzë nga shtëpia. Gori mërzitet nga fjalët e Pinkit. Ajo shkon tek Om dhe e pyet pse po e mban akoma në shtëpinë e tij. Ai nuk mund t’i japë përgjigjen që ajo kërkon. Ragni inskenon një skenë aksidenti në lokal dhe Shivai e shpëton. Bavja i tregon Anikës pamjet e kamerës së lokalit dhe zbulojnë se Ragni e kishte planifikuar aksidentin. Shivai i thotë Ragnit se ka njoftuar policinë që të merret me çështjen. Ragni shqetësohet. Bavja dhe Anika zbulojnë se Ragni po gënjen për Sidartin. Bebja nuk pushon së qari. Çiftet mblidhen dhe bisedojnë për t’i vendosur asaj një emër tjetër. Ata bien dakort t’ja vendosin emrin Pari./revistawho.com