• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai e gjen Anikën pa ndjenja, ja ç’do ndodhë nesër

Avioni rrezikon të bie dhe pasagjerët kanë vetëm një mënyrë për të shpëtuar të hidhen më parashutë. Bavja siguron Rudrën që do i qëndrojë pranë dhe hidhen. Shivai kërkon t’i thotë fjalët e fundit Anikës por ajo është e sigurt që do shpëtojnë dhe të dy hidhen bashkë. Shivai e gjen veten në një lëndinë. Ai tronditet kur sheh Anikën pa ndjenja. Shivai qan dhe i kërkon Anikës të hapë sytë. Shivai i thotë Anikës të dua për herë të parë. Anika hap sytë. Shivai i premton Anikës se nuk do i mbajë më sekrete. Rudra dhe Bavja përfundojnë në xhungël. Rudra gëzohet që shpëtoi dhe përqafon Bavjan. Ai zihet me Bavjan dhe vendos të ecë vetëm në xhungël. Atij i ngec këmba dhe nuk mund të ecë më. Bavja e frikëson Rudrën duke bërë zhurma kafshësh. Rudra i kërkon ndihmë Bavjas dhe i premton që do ta dëgjojë fjalën e saj. Shivai i tregon Anikës që dyshon se familja e tij është e përfshirë në incidentin e fabrikës Kalijani. Shivain dhe Anikën i zë nata në xhungël. Ata kalojnë një moment romantik teksa shohin yjet. Rudra dhe Bavja ndalojnë për të pushuar. Bavja i ofron Rudrës të hajë fruta por ai nuk pranon. Rudra imagjinon një moment romantik me Bavjan. Xhanvi frikësohet pasi dikush i hyn në dhomë. Texh, Pinki dhe Shakti dyshojnë se këtë e ka bërë personi që ka provat./revistawho.com