• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anikën e rrëmbejnë, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai dhe Anika marrin valixhet për tu larguar nga shtëpia por Texh i ndalon. Ai mendon se Shivai dhe Anika po marrin pasuri me vete. Anika heq bizhuteritë e saj dhe tregon që nuk ka nevojë për to. Rudra del para tyre me një pistoletë në kokë dhe kërcënon se do vrasë veten. Shivai arrin t’ja marrë pistoletën Rudrës dhe qëllon në ajër. Abazhuri bie mes shtëpisë dhe të gjithë tronditen. Shivai i gjuan Rudrës dhe i thotë të mos e bëjë më këtë. Rudra i lutet Shivait të mos shkojë. Shivai dhe Anika largohen. Rudra i bërtet Texhit. Zvetlana lexon një letër që është për Shivain. Shivai ka një plan kundër Zvetlanës. Zvetlana mëson se Shivai po përpiqet të provojë se Texh është i pafajshëm. Ajo vendos të ndryshojë planin e saj. Anika dhe Shivai miqësohen me disa fëmijë në një restorant. Autobusin e fëmijëve e rrëmbejnë. Anika dhe Shivai shkojnë të shpëtojnë fëmijët. Anika mbahet peng në autobus ndërsa Shivai i ndjek me makinën e tij. Gjyshja ka një parandjenjë të keqe./revistawho.com

CLOSE
CLOSE