• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika sheh me sy vdekjen e Shivait, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai i del para sypatrembur autobusit. Anika kap timonin dhe ndryshon drejtimin e autobusit. Autobusi ngec në një shkëmb. Shivai dhe Anika nxjerrin fëmijët dhe mësueset. Shivai rreh rrëmbyesin. Ai i kërkon Anikës të zbresë nga autobusi pasi mund të bie nga shkëmbi por Anika nuk pranon dhe thotë se do vdesë së bashku me të. Shivai i premton Anikës se do hidhet nga autobusi pas saj. Anika zbret nga autobusi. Autobusi bie nga shkëmbi dhe shpërthen në flakë. Anika tronditet dhe shpërthen në të qara. Ajo mendon se Shivai ka vdekur. Shivai ngjit shkëmbin dhe i del para Anikës. Fëmijët përqafojnë Shivain. Ai kujton vëllezërit dhe qan. Anika përqafon Shivain dhe qan bashkë me të. Shivai dhe Anika shkojnë të jetojnë në shtëpinë e re. Anika vendos të bëhet grua shtëpie dhe të kujdeset për Shivain. Pinki vendos t’ja shkatërrojë jetën Texhit. Om kthehet në shtëpi dhe i bërtet Texhit që e bëri Shivain të largohej nga shtëpia. Texh i thotë që Shivai i kaloi të gjithë aksionet e tyre Zvetlanës. Om i tregon se Shivai i ka kaluar të gjitha në emrin e tij dhe Rudrës e vetë ka mbetur duarbosh. Të gjithë habiten./revistawho.com