Avioni i Shivait rrëmbehet. Ai dhe një grua hidhen me parashutë. Avioni shpërthen në flakë. Anika sheh në ëndërr Shivain i cili është në rrezik dhe zgjohet e trembur. Shivai mundohet ta qetësojë. Ai i thotë Anikës se nuk shkoi në Deli për mbledhjen pasi u anulua. Të gjithë bëhen gati për fejesën e Priankës. Anika i thotë Somias se të gjithë janë të lumtur por ajo ka një parandjenjë të keqe. Ajo ndez një qiri por ai bie dhe perdja merr flakë. Kamini dhe Pinki grinden për ritualet që duhet të bëjnë para fejesës së Priankës dhe Ranvirit. Pinki shkon tek Shivai dhe i thotë se Kamini nuk dëshiron që të zbatojnë traditën. Shivai thotë të bëhet siç do Kamini dhe i lë të habitur të tjerët. Anika thotë se avioni me të cilin Shivai do të udhëtonte ka shpërthyer në flakë. Të gjithë tronditen. Texh thotë kush po udhëtonte me atë avion pasi Shivai nuk shkoi. Zoti Kana thotë se po hetojnë pasi kanë dyshime që avioni është rrëmbyer. Anika çuditet me sjelljen e Shivait pasi ai bën sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ndërkohë Zvetlana është rrugës për në shtëpi dhe mundohet të arrijë para Omit dhe Çulbulit. Teto gjen foton e Zvetlanës dhe pyet shërbëtorët nëse e njohin kush është gruaja në foto. Om dhe Çulbul arrijnë në shtëpi. Çulbul habitet kur sheh Zvetlanën në dhomë pasi e pa atë në Pançgani. Në të vërtet në dhomë ndodhet Zvetlana fallco. Çulbul kërkon për foton e Zvetlanës. Ndërkohë Zvetlana e vërtet po sheh çdo veprim të tij dhe betohet se do hakmerret. Çulbul nuk arrin ta gjejë foton. Zvetlana e vërtet vjen dhe i bërtet Çulbulit. Ajo e akuzon se është hajdut. Zvetlana nxehet dhe merr gërshërët për t’i treguar Çulbulit identitetin e saj të vërtet por në këtë moment vjen Om. Ai e shpëton Çulbulin nga Zvetlana. Çulbul i tregon Omit që Zvetlana ka një bodrum sekret poshtë dhomës së tij./revistawho.com