Ghetto Geasy sot feston një ditë të veccantë për të. Sapo trokiti ditëlindja e tij e 35-të dhe urimet filluan që në orët e para të ditës. Reperi i njohur prej kohësh po jeton një dashuri si në përralla me moderatoren simpatike, Marina Vjollca. Dyshja pritet të organizojë një dasëm madhështore këtë vit, por akoma nuk dihet data e saktë. Njeriu i zemrës së saj ka ditëlindjen dhe ajo nuk ka kursyer fjalët më të ëmbla për të kur ndër të tjera thotë: “Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti zemrës sime! Siç më ke bërë mua të lumtur, dua që me lumturi të të ecë jeta! I love you more and more every day!”
Gjithashtu krahas këtij urimi ka bashkangjitur dhe një fjalë me dialekt kosovarçe “Burri jem”, që na lë të kuptojmë që dashuria e tyre sa vjen e shtohet dhe më shumë. /revistawho.com