Malumën e njohim si këngëtarin e hiteve latine më të bukura dhe më të suksesshme, por edhe si një nga djemtë më simpatikë të ekranit. Me ‘look-un’ e tij ka bërë për vete shumë fanse, por së fundmi flokët e gjatë biond nuk janë më.
Disa orë më parë, Maluma ka ndarë me të gjithë një video nga vizita në spitalin e fëmijëve me kancer. Mes lotësh dhe fjalëve të ëmbla, këngëtari ka vendosur të transmetojë një mesazh të rëndësishëm për ta. “Ndiqni ëndrrat tuaja, asgjë nuk mund t’ju ndalë”,-është shprehur ai. Më tej në video ai tregon se i ka lejuar të vegjëlit t’i presin flokët për t’u sensibilizuar me ta.
https://www.instagram.com/p/BteyBK3Hj2t/
Ky moment ka bërë të lumtur shumë fëmijë.
Sigurisht pamja që ka marrë ai pas stilimit nga të vegjëlit nuk është më e mira e mundshme, por pas vizitës në spitalin e fëmijëve, është shfaqur me ‘look-un’ përfundimtar. Flokët e gjatë nuk janë më, por Maluma vazhdon të mbetet simpatik./ revistawho.com