• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Loredana merr vendimin e papritur pas problemeve me drejtësinë

Loredana ka dhënë një lajm të hidhur për fansat gjatë ditës së djeshme. Reperja e njohur së fundmi është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe zvicerane. Siç edhe e dini, ajo u akuzua për zhvatje dhe për mashtrim nga disa persona, të cilët e denoncuan.

Pasi dha shpjegimet para mediave shqiptare në konferencën e pak ditëve më parë, Loredana ka zbuluar se ka hequr dorë nga të gjitha koncertet e saj dhe me anë të një videoje ka kërkuar mirëkuptimin e fansave.

Ky vendim me siguri lidhet me ngjarjet e fundit që kanë shkaktuar shumë probleme për reperen. Mesa duket ajo e ka menduar si të arsyeshme që të shkëputet për pak kohë nga muzika. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE