Ata janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit jo vetëm për shkak se u bënë prindër të një vajze, por edhe për këngët hite që kanë sjellë. Po flasim për Mozzik dhe Loredanën, të cilët për momentin po jetojnë në Gjermani dhe janë duke korrur suksese në karrierën e tyre.
Së fundmi ata kanë dhënë një intervistë për një radio mjaft të famshme gjermane “BIGfm”. Çifti i njohur kanë folur për karrierën e tyre dhe kanë zbuluar se me 1 shkurt do të sjellin këngën më të re bashkëpunim, e cila do të titullohet “Romeo dhe Julia” e më pas “Tomy and Jerry”.
Ndër të tjera dyshja kanë treguar se nëpërmjet këtyre dy këngëve do të flasin për marrëdhënien e tyre në çift, në mënyrë që t’i krijojnë publikut një ide të përgjithshme./revistawho.com