• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

“Kokë e këmbë e dashuruar”, Kejsi shkruan fjalët prekëse për Stresin

Kejsi dhe Stresi janë një nga çiftet më të diskutuar për marrëdhënien e tyre që pavarësisht vështirësive vazhdon të qëndrojë e fortë. Bashkëshortja e reperit publikon shpesh momente krah tij në profilin personal në ‘Instagram’, por ky i fundit është padyshim ndër më të ndjerit. “Kur them se të dua më shumë nuk e them se të dua më shumë se sa më do ti. E them se të dua më shumë se ditët e këqija që kemi përpara. Të dua më shumë se çdo sherr që do kemi. Të dua më shumë se distanca mes nesh. Të dua më shumë se çdo pengesë që ekziston mes nesh. Të dua më shumë”,-ka shkruar Kejsi, në postimin e fundit.

Çifti i njohur janë prej kohësh të ndarë, pasi Stresi ndodhet në burg, por Kejsi është gjithmonë aty për ta kujtuar dhe për të treguar mbështetjen në këtë periudhë të vështirë. /revistawho.com