• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Këto këshilla bukurie duhet t’i dijë çdo femër

Të gjitha femrat i pëlqejnë këshillat e bukurisë dhe janë gjithmonë në kërkim të detajeve për të pasur lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Këtu gjeni një përmbledhje të gjithë këshillave të bukurisë që çdo femër duhet t’i dijë.

Përdorni çajin jeshil për bukurinë

Përveçse është një çaj shumë i mirë për shëndetin tuaj, çaji jeshil mund të bëj mrekulli edhe për lëkurën tuaj. Qeset e çajit jeshil ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes dhe ngurtësimit të lëkurës. Gjithashtu nëse i vendosni poshtë syve, menjëherë do të heqin qafe rrathët e zinj që krijohen rreth syve tuaj.

Blini produkte kozmetike që nuk bllokojnë poret e lëkurës

Aknet e fytyrës janë një shqetësim shumë i madh për një pjesë të madhe të vajzave, sepse shpeshherë shkaktojnë edhe demoralizim. Në këtë pikë e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje është fshehja e tyre me anë të ‘makeup’-it. Por kjo strategji e përkohshme mund ta shkatërroj lëkurën tuaj më vonë. Duhet të blini ato produkte që nuk e irritojnë lëkurën dhe nuk bllokojnë poret.

Përdorni vazelinë për t’u dhënë formë vetullave

Zakonisht vetullat “sillen sipas dëshirës së tyre”. por ju mund “t’i zbusni” nëse i lyeni me pak vazelinë dhe më pas me anë të një furçe i jepni formë.

Masazh me vaj kokosi përpara dushit

Me flokët pjesa më e madhe bëjnë eksperimente nga më të ndryshmet. Njëherë të drejtë e njëherë kaçurrelë, njëherë të zinj e njëherë të bardhë, asnjëherë nuk gjendet ajo që dëshirojmë. Gjithë ky dëmtim ka nevojë të madhe për një ushqyerje të shëndetshme të flokut. Prandaj këshillohet që përpara dushit të bëni një masazh me vaj kokosi. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE