Flokët e yndyrshme, po ashtu si lëkura e yndyrshme, shkaktohen nga prodhimi i tepërt i yndyrës nga ana e lëkurës ose flokëve. Normalisht yndyra shërben për të mbrojtur flokun, por kur është e tepërt i bën jo të këndshëm për t’u parë. Shkaqet ndonjëherë janë gjenetike, por dhe një stil jetese jo i mirë mund të shfaqi probleme. Më poshtë do të lexoni disa këshilla se si të kujdeseni që floku juaj të mos e ketë më këtë problem.
Lyeni flokët
Ngjyra për flokë është në kimikat i cili ngrin flokët nga maja e kokës, gjë që pengon krijimin e yndyrës. Parukierët e njohur botërorë konfirmojnë efikasitetin e kësaj këshille.
Shpëlani flokët me uthull
Uthulli, çaji dhe lëngu i limonit, të holluar me ujë ndihmojnë në zvogëlimin e yndyrës, sepse përmban thartëti.
Bëni kaçurrele
Flokët kaçurrele pengojnë zgjerimin e zbokthit. Kur flokët tuaj janë të drejta, asgjë nuk mund të pengojë yndyrën natyrore që të rrëshqasë deri poshtë.
Përdorni pudër bebi ose kakao
Pudra e bebit është opsioni më i mirë për vajzat që kanë flokë të shndritshme. Vetëm hidheni në flokë dhe fërkoni në rrënjë dhe do të bindeni se si do ta thithë tepricën e yndyrës. Në qoftë se keni flokë ngjyrë të errët, bëni të njëjtin veprin por me kakao.
Lani çdo dy ditë
Larja e shpeshtë me shampon e shtreson yndyrën gradualisht, sepse sa më shumë që të përdorni shampon, lëkura prodhon edhe më shumë yndyrë. Prandaj përpiquni që flokët t’i lani cdo dy ditë./revistawho.com