• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Këngëtari i njohur tregon problemin që i shkakton emri jashtë Shqipërisë: Nuk më marrin seriozisht

Seven Saraqi, këngëtari shqiptar i njohur për një sërë hitesh, ka zbuluar së fundmi se është zhvendosur drejt Los Angeles. Ai ka rrëfyer me anë të publikimeve në ‘Instagram’ se po bën muzikë të re, me të cilën synon të prekë tregun ndërkombëtar. Teksa të gjithë qëndrojnë në pritje për suprizën e radhës, Seven zbulon detaje nga jeta si shtetas amerikan dhe të veçantat e saj.

Së fundmi ai ka zbuluar se kur ju tregon njerëzve emrin e tij të vërtetë pra, Seven nuk e marrin seriozisht, kështu që herë pas here është i detyruar të përdorë emër tjetër. Krahas fotos me kafe në dorë ku duket qartë fatura me mbishkrim ‘Steve’, ai shpjegon: “Nëse ju them se emri im i vërtetë është Seven, nuk më besojnë kështu që emri im është Steve”.

Fakti që emri i këngëtari emërton një numër në gjuhën angleze, duket se i konfuzon njerëzit, kështu që e vetmja zgjidhje që ka zgjedhur ai është ndryshimi. /revistawho.com