• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Kardashianët sërish në aksion, publikohet video promovuese e serisë së re ku Khloe debaton me Kourtney

“Keeping Up With The Kardashians” është zhvendosur në Bali për serinë që do transmetohet këtë javë. Në episodin e së dielës mungon Kanye West, Kris Jenner, Tristan Thompson, Kendall dhe Kylie Jenner. Në qendër të kësaj serie është Khloe dhe Kourtney të cilat debatojnë shumë ashpër teksa janë duke ngrënë. Pasi dëgjoi motrën duke u ankuar për gjendjen e saj të vështirë, Kourtney shpërthen në akuza ndaj Khloe duke i thënë se e ndihmon për gjithçka dhe nuk i duron dot më ankesat.

Një pjesë e diskutimit përfshin edhe Tristan Thompson, i cili ka 3 javë pa takuar të bijwn, pasi xhirimet janë realizuar në vjeshtë, para se të ndodhte skandali i madh i tradhtisë. Në atë periudhë Khloe po përpiqej që të rregullonte marrëdhëniet me partnerin për hir të True, por gjërat dolën disi jashtë parashikimeve.

Për më tepër të gjithë fansat duhet të presin deri në ditën e transmetimit. /revistawho.com