• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

#Juthevent, sjell nesër në Tiranë Dj Robin Sculz

“I will be in Tirana this Friday. See you there #juth_al, #juthapp #juthevent”- (Do të jem në Tiranë këtë të premte. Shihemi atje) ka shkruar në insastory-n e tij Dj më i sukseshëm i momentit, Robin Schulz, që është ftuar për eventin e madh që do të organizohet nesër, në 8 shkurt, në orën 21.00 në Pallatin e Kongreseve, me të rinjtë deri në 25 vjeç. Me siguri që numri i pjesëmarrësve do të jetë i jashtëzakonshëm në këtë event, ku të rinjtë duket se kanë ftuar e mbledhur njëri- tjetrin, për t’u bërë JUTH, duke marrë së pari biletën në telefonin e tyre, në aplikacionin JUTH APP.

Parashikohet të jetë vërtetë një koncert i paparë, pasi veç të ftuarit special, Dj Schulz, do të jenë edhe këngëtarët më in të momentit në Shqipëri si Mc Kresha, Arilena Ara, Ledri Vula e Dj Vicky.

 

Ashtu si Dj Schulz edhe ata kanë bërë postime e tyre për të ftuar sa më shumë të rinj në këtë koncert. “Eja n’festë”- shkruan Ledri Vula, “Të gjithë sytë tek Arilena, 8 shkurt, 21.00, Pallati i Kongreseve”- është postimi i Arilena Arës, ndërsa Mc Kresha i siguron të rinjtë se “Do jem aty!”.

Aty, tek JUTH do të jenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç, që tashmë e kanë marrë biletën e tyre duke shkarkuar aplikacionin JUTH në celular.

Po çfarë është JUTH? Pse po mblidhen të rinjtë? Do të zbulohet nesër, tek #juthevent.