• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Jessie J flet për takimin me vajzën e partnerit dhe zbulon planet për një fëmijë

Jessie J ka zbuluar për herë të parë detaje nga jeta private dhe raporti me Channing Tatum në një intervistë për ‘The Times Weekend’. Këngëtarja ka rrëfyer për takimin e parë me vajzën dhe ish-bashkëshorten e partnerit të saj dhe për planet e të qenurit nënë në të ardhmen. Kur u pyet nëse ishte e sikletshme ose e vështirë për të kur takoi të voglën Everly për herë të parë, Jessie u përgjigj: “Jo aspak, ajo është vetëm 6 vjeç dhe është e mrekullueshme”.

Më tej ajo rrëfeu pak për betejën e të qenurit nënë dhe i siguroi të gjithë se një ditë do të jetë e tillë, pavarësisht mënyrës që do zgjedhë për ta bërë këtë gjë. “Patjetër që e kam menduar birësimin, madje edhe një nënë surrogate. Nëse në mënyrë natyrale nuk funksionon do ja dal kështu”,-u shpreh këngëtarja.

 

Kujtojmë se Jessie J ka zbuluar prej vitesh që nuk mund të bëhet nënë pasi ka disa probleme shëndetësore që ja privojnë këtë mundësi, megjithatë, dëshira e saj për të pasur një fëmijë do realizohet në forma të tjera. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE