• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Jennifer Lopez zbulon arsyen e dietës 10-ditore pa sheqer dhe karbohidrate

Pak ditë më parë Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez nisën një dietë 10 ditore pa sheqer dhe pa karbohidrate. Mesa duket ata kanë pasur një arsye shumë të veçantë që e kanë nisur një dietë të tillë. Jennifer Lopez ishte e ftuar në emisionin ‘The Ellen Show’ ku ka treguar se përse e morën këtë vendim. Aktorja ka treguar se në fillim ishte ideja e trajnerit të saj, Dodd Romero, për të nisur dietën. Duke qenë se JLo ushtrohet vazhdimisht, Romero dëshironte që të bënte diçka për të ndryshuar disi “lojën”. Jennifer ka shtuar se dieta ishte shumë e vështirë, sepse i kishte shkaktuar shumë dhimbje koke, madje e bënte të ndihej si në një univers tjetër. Aktorja ka rrëfyer se ishte shumë e vështirë për të të mos mendonte për ushqime me karbohidrate apo sheqernat. Ajo ka shtuar se roli i saj i ri si striptiste në filmin ‘Hustlers’, ishte një tjetër arsye që e shtyu drejt këtij vendimi. Pavarësisht se për të ka qenë një ndër sfidat më të vështira, duket se Jennifer do ta provojë sërish./revistawho.com

CLOSE
CLOSE