• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Jennifer Aniston i magjeps të gjithë në premierën e filmit të fundit si protagoniste

Jennifer Aniston është shfaqur më e bukur se kurrë në premierën e filmit të saj të fundit ‘Murder Mystery’ ku u fotografua krah kolegut të saj Adam Sandler. Fansat janë magjepsur nga aktorja, e cila edhe pse është në të 50-tat nuk e tregon fare moshën që ka. Jennifer kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi lëkure, i shkurtër në gjatësinë mbi gju dhe të mbyllur në qafë.

Aniston buzëqeshte dhe ishte mjaft e lumtur që ka pasur sërish fatin të luajë krah Adam, një prej aktorëve më të mirë amerikanë. Dy kolegët nuk u panë asnjë moment të ndarë duke lënë të kuptohej se miqësia e tyre është e fortë. Filmi ka nisur të shfaqet në kinema dhe pritet të jetë një sukses. / revistawho.com