• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Harroni gjërat e rëndësishme? Ja një zgjidhje e shpejtë për të mos pasur më këtë problem

Mund të ketë pasur shumë raste kur keni e keni pasur të vështirë për të kujtuar diçka të rëndësishme. Kjo mund t’i ndodhë çdokujt dhe nuk keni pse të shqetësoheni, madje ka dhe një zgjidhje të shpejtë për këtë problem. Nëse nuk doni të harroni diçka mundohuni ta vizatoni. Një studim ka zbuluar se vizatimi funksionon më mirë se shkrimi. Duke përdorur teknikën e vizatimit ju do ta keni më të lehtë të memorizoni gjërat që u duhen. Kjo metodë është shumë efektive edhe për personat që janë në moshë të madhe. Nuk ka rëndësi nëse vizatoi mirë apo keq, e rëndësishme është se kjo teknikë do të ketë shumë impakt në memorien tuaj. /revistawho.com