• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Hailey Baldwin e nis 2019-ën ndryshe, ndan publikisht eksperiencën me ankthin

Këtë vit, modelja e njohur Hailey Baldwin e ka nisur në mënyrën më të sinqertë të mundshme. Ajo ka zgjedhur ‘Instagramin’ për të shprehur hapur problemet e saj me ankthin dhe veten. “Jam 22 vjeç dhe sado e bukur duket jeta ime në pamje të parë, unë vuaj. Jam e pasigurt, jam e lënduar, kam frikë, kam dyshime, kam ankth, unë mërzitem, unë inatosem. Kam patur aq shumë ditë ku qëndroja në ‘Instagram’ duke krahasuar veten me të tjerët, duke krahasuar look-un tim, duke menduar se nuk jam mjaftueshëm e mirë. Vuaj për vetëbesimin që duhet të kem. Ky është problemi më i madh që kam. Çdo ditë është një betejë e imja për të fituar besimin tek vetja”,-shkruan Hailey.

Siç edhe mund ta kuptoni, të jesh personazh i njohur nuk do të thotë asgjë. Ata janë njerëz si ne dhe vuajnë të njëjtat probleme./revistawho.com