• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Instant Articles, Lajme

Getoar Selimi publikon këngën e re, por ka një detaj që ju ka shpëtuar

Getoar Selimi ka publikuar ditën e djeshme një këngë të re, e cila e riktheu reperin në skenë pas një periudhe pushimi disa mujore. Videoklipi i “Amante” mori vëmendje maksimale për faktin që në qendër ishte performanca e Klaudia Pepës, balerinës së suksseshme shqiptare. Ajo performon me aftësitë e saj të shkëlqyera nën ritmet e këngës, ndërsa në fund të klipit shfaqet përkrah Getoarit.

Por e keni vënë re detajin e veçantë në ‘look-un’ e reperit? Bëhet fjalë për kapelen e tij, e cila është karakteristike dhe na kthen pas në kohë tek klipet më të hershme të Getit. Edhe tek këngët “Paris Milano” dhe “High 2”, ai ka zgjedhur të njëjtin model kapeleje, por në tjetër ngjyrë. Më së shumti i ka kombinuar me këmisha në ngjyra ose printe të ndryshme.

Po të hidhni një sy në ‘Instagramin’ e reperit do të vini re që këtë stil dhe kombinim e ka zgjedhur edhe jashtë projekteve muzikore, gjatë pushimeve ose në raste të ngjashme.

Mund të themi me bindje se ky detaj e plotëson pamjen e Getoarit dhe e bën të dallojë nga të tjerët. /revistawho.com