• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Flori na vuri sërish në dyshime me postimin e fundit, kush i mungon kantautorit?

Kantautori i suksesshëm, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për deklaratat në lidhje me jetën private, por jo vetëm. Sukseset e tij në muzikë janë të shumta, por për marrëdhëniet personale pasi u përfol për një sërë lidhjesh me vajza të njohura të showbiz-it, gjithçka është rrethuar me një hije dyshimi. Pak orë më parë, me postimin e fundit, Flori arriti t’i bëjë të gjithë të dyshojnë se diçka po ndodh me të. “Tek i njëjti vend, por pa ty”,-shkroi ai në një video të turbullt në një bar të Tiranës.

Kush të jetë ky person që i mungon kantautorit të njohur? Me siguri nuk do të zbulohet edhe për shumë kohë./revistawho.com